Bakayoko vonohet në stërvitje, ja dënimi shembullor që merr nga Gattuso

Situata te Milani nuk është aspak e mirë. Bakayoko mëngjesin e sotëm është prezantuar në stërvitje një orë me vonesë, ndërkohë që Gattusso ka shpërthyer menjëherë duke marrë një masë të ashpër ndëshkuese.

Futbollisti është dënuar me 5 deri në ndeshjen e së hënës ndaj Bolognës. Trajneri i kuqve ka qenë i vendosur në vendimin e tij, teksa futbollistin francez e pret edhe një gjobë.

Tensionet në klubin e Milanit vijojnë që të jenë të larta, pasi ditën e djeshme Leonardi dhe Gazdis i kanë kërkuar ekipit që të shfaqin impenjim dhe seriozitet në këtë fund sezoni. Disa sjellje të futbollistëve nuk i kanë pëlqyer aspak trajnerit, i cili ka vendosur që të jetë me dorë të hekurt. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?