Bale dhuron spektakël, shënon tripletë dhe përmbys Bjellorusinë (VIDEO)

Gareth Bale ishte heroi i Uellsit me tripletë në suksesin me përmbysje 2-3 në fushën e Bjellorusisë. Sulmuesi i Realit të Madridit realizoi që në minutën e gjashtë me 11-metërsh golin që zhbllokoi takimin, por vendësit arritën të përmbysnin shifrat në 2-1 falë finalizimeve të Lisakovich dhe Sedko respektivisht në minutat 29’ dhe 31.

Në fraksionin e dytë u rikthye në skenë Gareth Bale, i cili barazoi shifrat në 2-2 në minutën e 69-të, duke u treguar sërish i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, ndërsa në minutën e tretë shtesë i dha goditjen përfundimtare bjellorusëve me golin e fitores.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?