Bale ka një kërkesë të çmendur për t’u larguar nga Real Madridi

Në fundjavë Real Madrid zhvilloi ndeshjen e fundit për këtë sezon, ndërkohë që trajneri Zidane nuk i rezervoi asnjë minutë Gareth Bale, edhe pse ky i fundit me shumë mundësi do të luante ndeshjen e fundit. Strategu francez nuk i kurseu fjalët të rënda ndaj futbollistit uellsian, duke u shprehur se ai nuk do të zbriste në fushë as nëse do të kishte në dispozicion edhe një tjetër zëvendësim.

 

Swiss Digital Desktop Reklama

Një situatë që e ka nervozuar së tepërmi Bale, i cili ka ndërmend që t’ia bëjë edhe më të vështirë jetën presidentit Fiorentino Perez. Sipas mediave spanjolle, uellsiani nuk ka ndërmend që të largohet nga Real Madrid pa arkëtuar 51 milionë euro të kontratës së tij, që përfundon pas 3 sezonesh.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai është gati për t’u larguar në një tjetër skuadër, por me kushtin që të paguhet jo më pak se 17 milionë euro në sezon. Një kërkesë e ekzagjeruar duke marrë parasysh faktin se vlera e tij ka rënë ndjeshëm, ndërkohë që edhe forma fizike është shumë larg disa viteve më parë. Një situatë që duket se do të kthehet në telenovelë në Madrid. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?