FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Bale mbetet fiksimi i Manchester United, gati oferta për Realin e Madridit

Manchester United nuk heq dorë nga Gareth Bale. Jose Mourinho është totalisht i “dashuruar” me sulmuesin uellsian dhe do të bëjë gjithçka për ta transferuar atë në Old Trafford, në 2 sesionet e ardhshme të merkatos.

Bale është nën kontratë me Realin e Madridit deri në vitin 2022, por dëmtimet e shpeshta që ka pësuar britaniku të cilat kanë bërë që Bale të mungojë në 40 nga 60 ndeshjet e fundit që kanë luajtur Los Blancos, po i shtyn drejtuesit e Realit ta nxjerrin në shitje futbollistin.

Nëse oferta e Manchester United kompeson sadopak shpenzimin prej 99 milionë eurosh që bëri klubi merengues për të firmosur me lojtarin në Vitin 2014, ky transferim mund të realizohet me sukses.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?