FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Balliu: Kam rifituar besimin, nuk e di çfarë do të ndodhë në janar

Ivan Balliu ka rifituar besimin te ekipi i Metz-it. Në një intervistë për mediat franceze ai ka folur për situatën e ekipit dhe atë individuale.

“Trajneri i Metzit na kërkon shumë dhe gjithmonë hap videot e ndeshjeve, kujdeset shumë për detajet. Ka venë rregull në skuadër dhe çdo gjë është në vendin e duhur. Ne hamë të gjithë së bashku dhe kjo na bën të ndihemi më shumë grup.

Doja të largohesha në verë, por qëndrova dhe trajneri më dha besim dhe qëndrova. Pak nga pak po kthehem aty ku duhet. Nuk e di çfarë do të ndodh në merkaton e janarit, por jam i përqendruar te ekipi”, është shprehur Balliu.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?