FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Balotelli firmos për 3 sezone me skuadrën turke!

Mario Balotelli do të nisë një aventurë të re në Turqi. Sulmuesi problematik, cili ishte pa skuadër, pasi i përfundoi kontrata me Monzën në Serinë B, ka firmosur sot një kontratë 3-vjeçare me turqit e Adana Demirspor, që këtë sezon janë ngjitur në Superligë.

Futbollisti 30-vjeçar ka mbërritur që dje në Turqi dhe pasi ka kaluar me sukses vizitat mjekësore, ka firmosur edhe kontratën 3-vjeçare, duke rritur ndjeshëm entuziazmin e tifozërisë në klubin turk.

Pas eksperiencave në Serinë A, Serinë B, Premier League dhe Ligue 1, tani kampionati turk është aventura e radhës e Balotellit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?