Balotelli tallet keq me Muller për faullin e frikshëm në Champions

Ndërhyrja frikshme e Thomas Muller ndaj Tagliaficos është përfolur shumë. Një faull i shëmtuar që është ndëshkuar menjëherë me karton të kuq.

Së fundmi për këtë episod ka reaguar edhe Mario Balttelli, i cili ka bërë humor me episodin, duke shpërndarë një fotomontazh me festimin pas golit ndaj Gjermanisë në Europianin e vitit 2012.

Në foton e parë Muller duket në montazh duke ndërhyrë ndaj tij, ndërkohë që në të dytin gjermani është në tokë duke ndjerë dhimbje nga ndërhyrja.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Natën e mirë! Muller është një futbollist i jashtëzakonshëm. Respekt. Me këtë foto po qesh, De Jong e di përse”, ka shkruar Balotelli duke referuar një ndërhyrje të ish-shokut të tij te Milani ndaj Xabi Alonsos në Botërorin 2010. /Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?