FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Barazim spektakolar në “Olimpico”, gola të çmendur në shtesë (VIDEO)

Spektakël, përmbysje dhe ripërmbysje në duelin mes Sampdorias dhe Lazios në një duel që është mbyllur në shifrat 2-2.  Bardhekaltrit e panë veten në disavantazh që në minutën e 21-të, teksa Quagliarella gjeti rrugën e rrjetës. Reagimi i Lazios vjen në minutat e fundit të ndeshjes.

Acerbi barazoi rezultatin në minutën e 79-të, ndërkohë që në minutat e 6-të shtesë gjyqtari Massa akordoi penallti i ndihmuar nga teknologjia. Nga pika e bardhë shkoi Immobile, i cili nuk gaboi duke shënuar golin e avantazhit. Ky ishte goli i 10-të për të në këtë sezon duke barazuar Pitaek dhe Ronaldon.

Gjithsesi ndeshja nuk u mbyll këtu, pasi Sampdoria gjeti forca për të barazuar sërish me Saponarën që shënoi një gol spektakolar ndaj Strakoshës duke ja kaluar lart topin. Lazio mbetet në vendin e 5-të me 25 pikë. /Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?