Barazimi i çmendur 2-2 i Liverpul-Totenhem, i dhuron 1.8 mln euro në lloto një keniani

Parashikon saktë 17 ndeshje dhe fiton 1.8 milion euro. Kjo i ka ndodhur Gordon Opiio, me profesion magazinies nga Nairobi i Kenias. 31-vjeçar kishte parashikuar saktë rezultatin e 17 ndeshjeve të futbollit, javën e kaluar. Një kombinim “i çmendur” i rezultateve, që u përmbushën në mënyrë të pabesueshme.

Parashikimi i fundit ishte ai i barazimit Liverpul-Totenhem (2-2), që erdhi në fund të një sfide të jashtëzakonshme, ku shënoi edhe bashkëpatrioti i Gordon Opios, Uaniama. Lista me 17 rezultatet e prashikuara nga magazinieri nga Nairobi i dhuroi atij një “jackpot” prej 221 milionë shilingash keniane, apo 1 milion e 800 mijë euro.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?