Barazimi ndaj Bologna, Milan ultimatum Gattusos

Tre ndeshje, 9 pikë! Është ky ultimatumi i drejtuesve të Milanit për Gennaro Gattuson, i cili përballë Fiorentinës, Frosinones dhe SPAL luan stolin.

Eliminimi nga Europa League nuk është kapërdirë mirë nga drejtuesit kuqezi sipas “Sport Mediaset”, duke i detyruar këto të fundit të zbardhin objektivat, të cilat nëse nuk arrihen do të dërgojë palët drejt ndarjes.

Nëse diçka e tillë ndodh, Milan pritet të hidhet në sulm për Roberto Donadonin ose Arsene Wenger për timonierin e ri të ekipit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Momentalisht Milan gjendet në vendin e katërt, por barazimet 0-0 ndaj Torinos dhe Bolognas e kanë mbushur kupën e Gattusos me kuqezinjtë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?