FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Barazimi ndaj Kastriotit, Shehi: Luajmë mirë, por kemi probleme me finalizimin!

Tirana nuk shkoi sot më shumë se një barazim 1-1 ndaj Kastriotit. Pas ndeshjes Orges Shehi është shprehur i pakënaqur për rezultatin, por vlerësoi lojën e futbollistëve të tij.

“Nuk jemi të kënaqur me rezultatin, por të kënaqur me çfarë prodhuam. Duam të shkojmë para portës, rastet duhet t’i finalizojmë, në ndeshje të tilla nuk duhet të shpërdorojmë aq shumë. Por kjo mbetet për t’u korrigjuar.

Nervozizmi i Ngoo? Ai është lojtari kryesor dhe sigurisht kundërshtarët e kanë vështirësi ta markojnë, ndaj e provokojnë. Por ai qëndroi i qetë. Kundërshtarët më pak të gjatë, mundohen të përfitojnë, por me atë provokim që kishte, mendoj se u tregua i qetë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sulmuesit bëjnë punën e tyre, mbrojtja të vetën. Ne u shfaqëm para portës, ato raste që kishim, që mendoj se ishin të shumta, duhej t’i finalizonin. Linja e dytë është aty, mbetet për t’u përmirësuar se asnjëherë nuk jemi të kënaqur, ka gjithmonë vend për përmirësim.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në pjesën e parë nuk paraqitëm raste, deri diku nuk ishim me mendje në fushë, se është gjynah të rrezikosh e të marrësh gol, të krijohet penalltia, edhe 2-3 lojtarë nuk ishin në pozicionet e tyre.

U thashë në pushim që nuk jemi në fushë. Sot, përveç rasteve, i dhamë shkak kundërshtarit për të na rrezikuar e për të na bërë golin”, deklaroi Shehi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?