Barazuan 2-2 në duelin e parë ndaj Totenhem, ja sa shanse ka Juvja për kualifikim

Juventus nuk mundi që të shkonte më shumë se një barazim 2-2 ndeshjen e parë ndaj Totenhemit në Ligën e Kampionëve për fazën e 1/8-ve. Rezultati i ndeshjes së parë ka lënë gjithçka të hapur për sfidë e kthimit që do të zhvillohet në datën 7 mars në Londër, teksa UEF ka zbuluar dhe përqindjet e shanseve që kanë skuadrat për kalimin për në çerekfinale.

“Në 10 ndeshjet me eliminim direkt, kampionët e Italisë në fuqi kanë arritur që të kalojnë turin në 6 raste, ndërkohë që në 3 raste janë eliminuar. Në këto raste të barazimeve me gol, në 5 raste, kanë barazua me rezultatin 2-2, ndërkohë që kanë kaluar për në turin tjetër vetëm në dy nga këto raste. Duke marrë në konsideratë vetëm këto statistika, përqindja për kalimin në turin tjetër shkon në 40 për qind.

Nëse marrim rastet në total në Kupën e Kampionëve dhe në Champions, ekipi që ka barazuar 2-2 në duelin e parë, shanset për të kaluar në turin tjetër, ekipi vendas i ka shumë të pakta. Në 29 raste, vetëm 5 skuadra (shtëpiake) kanë kaluar, me një përqindje që shkon në 17 për qind”, shkruan UEFA në analizën për kalimin e mundshëm të turin nga skuadra e Juventusit. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?