FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Barcelona B mposhtet nga Celta Vigo në La Liga (VIDEO)

Celta Vigo ka mundur 2-0 Barcelona-n në javën e 36-të të La Liga-s dhe ka bërë një hap të rëndësishëm drejt mbijetesës. Me titullin kampion të fituar fundjavën e kaluar, por edhe tre ditë para një sfide të zjarrtë në “Anfield Road”, për gjysmëfinalen e kthimit në Champions League, mbrëmjen e sotme në La Liga trajneri Valverde kishte vendosur të lërë pushim thuajse të gjithë titullarët.

Në transfertën përballë Celta Vigos, katalanët shkuan pa emra si Messi, Suarez, Pique, Jordi Alba, ter Stegen, etj, ndërsa edhe Ousmane Dembele, që e nisi si titullar, la fushën e lojës pas 6 minutash, për shkak të një dëmtimi.

Golat u shënuan nga nga Gomez dhe Aspas me penallti, të dy në pjesën e dytë. Fitorja kishte shumë rëndësi për vendasit, që sot hodhën një hap të rëndësishëm drejt mbijetesës, ndërsa Barcelona do të fillojë të mendojë për sfidën e kthimit ndaj Liverpoolit, ku shkon me qetësinë që i jep rezultati 3-0 në ndeshjen e parë.

Swiss Digital Desktop Reklama

(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) return; js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = ‘https://www.scorebat.com/embed/embed.js?v=m2to’; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, ‘script’, ‘scorebat-jssdk’));

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?