FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Barcelona bën gati 84 milionë euro për mbrojtësin e Interit

Dëmtimi i Samuel Umtiti po e shtyn gjithnjë e më shumë Barcelonën të gjejë një zgjidhje të denjë në merkato. Skuadra katalanase ka nisur zyrtarisht tratativat me Interin për sllovakun Milan Skriniar, i kërkuar edhe në muajt e verës prej trajnerit Valverde, por që në fund mbeti në “San Siro”.

Sipas medieve iberike, oferta “blaugrana” për futbollistin në fjalë ka shkuar deri në 84 milionë euro, shifër që ka lëkundur edhe më besnikët e klasit të Skriniarit në kampin zikaltër.

Nëse finalizon marrëveshjen, ashtu siç parashikojnë ekspertët në Spanjë, Barcelona do ta kishte të lehtë të aktivizonte blerjen e re edhe në fazën me eliminim të drejtpërdrejtë në Champions League.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?