Barcelona bën gati blerjen më të shtrenjtë në histori, ofron 250 milionë euro
Luis Suarez nuk është duke ju afruar moshës 32 vjeç. Barcelona ndërkohë është duke menduar për të afruar një sulmues të madh në merkaton e verës së ardhshme, teksa emri më potencial sipas medieve angleze është Harry Kane i kërkuar edhe nga skuadra të tjera të mëdha.
Mbappe, Griezmann dhe Richarlison janë emrat e tjerë që janë në radarin e Barcelonës, por katalanasit kanë bërë gati 250 milionë euro për ta rrëmbyer nga skuadra angleze në verën e ardhshme. Një ofertë e frikshme që mund ta bëjë atë blerjen më të shtrenjtë në historinë e futbollit.
Kane është një nga sulmuesit më potent në Premier League, teksa ka qenë thuajse gjithmonë në vitet e fundit në krye të golashënuesve më të mirë./Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

