Barcelona blindon portierin, i vendos klauzolë 500 milionë euro

Barcelona njoftoi këtë të premte rinovimin e kontratës së  portierit Ter Stegenit deri në vitin 2028.

31-vjeçari gjerman, i cili ka një klauzolë lirimi prej 500 milionë eurosh, ka përfaqësuar katalanasit që nga sezoni 2014/2015, kur u largua nga Borussia Monchengladbach për t’u drejtuar në La Liga.

Sezonin e kaluar, portieri zhvilloi 50 ndeshje për “Blaugranat”.  Në sezonin e ri 2023/2024 është aktivizuar titullar në dy ndeshjet e para të kampionatit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?