FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Barcelona duhet të arkëtojë 265 milionë euro nga shitjet

Matthijs De Ligt dhe Antoine Griezmann janë dy futbollistët e tjerë që shumë shpejt mund të zyrtarizohen nga klubi katalanas, aq shumë të kërkuar edhe nga një mori ekipesh të tjera gjigante.

Klubi blaugrana duhet të mendojë gjithashtu edhe për shitjet. Barcelona, për të përballuar këto tre goditje të fuqishme duhet të ruajë ekuilibrat financiarë, me qëllim evitimin e masave dhe ndëshkimeve nga UEFA për shkelje të fair-play financiar, duhet të arkëtojë plot 265 milionë euro.

Sipas të njëjtit burim informacioni, për momentin, buxheti i Barcelonës mund të përballojë blerjen e De Jong, por jo atë të mbrojtësit dhe sulmuesit. Për këtë motiv, është e domosdoshme shitja e disa prej futbollistëve të kontigjentit aktual të trajnerit Ernesto Valverde.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kandidatët më të përfolur për tu larguar nga katalanasit: Philippe Coutinho, Samuel Umtiti, Jasper Cillessen,Malcom, André Gomes, Denis Suarez, Rafinha, Nelson Semedo, por edhe Ivan Rakitic.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?