FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Barcelona fiton duelin e titullit,  i falet “perlës” së Mesit ndaj Atletikos (VIDEO)

Barcelona hedh një hap të rëndësishëm drejt titullit. Katalanasit kanë fituar 1-0 super ndeshjen e javës së 27-të ndaj Atletiko Madrid, në duelin për titullin kampion. Ekipi i Ernesto Valverdes dominoi në pjesën e parë.

Lionel Mesi gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 26-të me një goditje fantastike nga 25 metra, duke mos i dhënë asnjë mundësi Oblak, i cili me gjithë zgjatjen e tij nuk mundi që të evitonte golin. Blaugranët patën edhe raste të tjera me Suarez dhe Kutinjon, por pa mundur që të gjejnë një tjetër gol.

Atletiko ishte në hije në pjesën e parë, ndërkohë që në të dytën u shfaqën shumë pak për të merituar qoftë golin e barazimit në këtë ndeshje. Me këtë fitore Barcelona e çon në 8 pikë diferencën ndaj Atletikos në renditje./Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?