Barcelona fiton me “manita” ndaj Alaves, Trincao dhe Messi shkëlqejnë me dopietë (VIDEO)
Barcelona vijon ecurinë e fitoreve radhazi në La Liga, duke u ngjitur në vendin e dytë. Skuadra e Koeman mundi me lehtësi 5-1 Alaves.
Trincao zhbllokoi ndeshjen në minutën e 29-të me një goditje të saktë brenda zonës. Lionel Messi do të dyfishonte shifrat në minutën e dytë të shtesës me një gol shumë të bukur me të majtën e tij magjike.
Alaves provoi të rihapte ndeshjen me Luis Rioja në minutën e 57-të, por shpresat do të zgjasnin vetëm për pak minuta. Trincao dhe Lionel Messi do të realizonin dopietat personale, ndërkohë që Junior Firpo vulosi fitoren që e ngjit në kuotën e 46 pikëve, 8 më pak se Atletico. /Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

