Barcelona fiton me “poker” derbin me Espanyol, Messi shënon dy “perla” (VIDEO)

Barcelona ka fituar derbin ndaj Espanyol me rezultatin e thellë 4-0. Me këtë fitore spektakolare, Bareclona ngjitet re vetme në krye, me tre pikë më tepër se Sevilla.

Messi zhbllokoi rezultatin në minutën e 17-të me një super gol nga distanca. Nëntë minuta më vonë ishte Dembele ai që dyfishoi rezultatin pas një tjetër aksioni spektakolar të Messi-t, por edhe finalizimi i talentit francez ishte i mrekullueshëm. Në minutën e fundit të pjesës së parë i rikthyeri Luis Suarez shënon golin e tretë duke i vënë praktikisht kapakun kësaj ndeshjeje.

Pas pushimit një tjetër magji e Messi-t nga goditja e dënimit i dha golin e katërt Barcelona-s. Kontrolli i lojës mbeti nga ana e miqve megjithëse vendasve u anulohet goli i nderit nga VAR.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?