Barcelona fiton ndaj Getafes, vendos një gol i Pedrit (VIDEO)
Barcelona di të fitojë edhe kur nuk është në ditën e saj më të mirë. Skuadra katalanase mori një fitore minimale 1-0 ndaj Getafes dhe tashmë mbajnë kreun e renditjes me 44 pikë, 6 më shumë se Reali.
Presioni i Barcelonës në minutat e parë solli edhe zhbllokimin e rezultatit që në minutën e 35-të me Pedrin, i asistuar nga Raphinha. Më pas nuk do të kishte ndryshim të rezultatit.
Getafe merr disfatën e radhës në kampionat dhe zona e rënies nga kategoria është më afër se asnjëherë.
KOHA JONË SONDAZH

