Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, i falet “perlës” së Dembele (VIDEO)

Barcelona është fituese e Superkupës së Spanjës për vitin 2018. Ekipi i Ernesto Valverdes ka triumfuar në finalen ndaj Sevillas me rezultatin 2-1, në duelin e zhvilluar Marok.

Sfida nisi në mënyrën më të mirë për andaluzianët që gjetën rrugën e rrjetës që në minutën e 9-të me Sarabia, por Pique barazoi në fundin e pjesës së parë. 11 minuta nga fundi, Dembele shënoi një super gol, pas një goditje të fortë në hyrje të zonës, duke mos i dhënë asnjë mundësi reagimi portierit.

Në minutën e parë shtesë Ben Yedder humbi mundësinë e artë për të barazuar, pasi humbi një penallti. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?