Barcelona humbet Buskets për sfidën e parë çerekfinale në Champions, mungon 3 javë

Barcelona siguroi të mërkurën në mbrëmje një biletë për në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve pas fitores 3-0 në sfidën e kthimit ndaj Çelsit. Gjithsesi katalanasit kanë marrë dhe një lajm të keq nga kjo ndeshje pas daljes nga fushë i dëmtuar i mesfushorit, Serxhio Buskets.

Ai braktisi terrenin e blertë në minutën e 16-të të pjesës së dytë, kur rezultati ishte 2-0. Vizitat mjekësore kanë konfirmuar një thyerje të gishtit të këmbës së djathtë. Mesfushori spanjoll në këtë mënyrë do të mungojë 3 javë, për t’u për ndeshjet vendimtare në Champions dhe La Liga. Ai pritet që të mungojë vetëm në duelin e parë në Ligën e Kampionëve.

Buskets në 462 ndeshje që është aktivizuar me Barcelonën, ka shënuar 41 gola. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?