Barcelona kërkon mbrojtësin e Napolin, por blaugranët i tremb “çmimi” i tij
Barcelona është e interesuar për shërbimet e mbrojtësit të Napolit, Kalidou Koulibaly. Në takimin e Ligës së Kampioneve midis Napolit dhe Liverpool-it, në shkallët e stadiumit “San Paolo” ishte i pranishëm njeriu i cili merret me merkaton e blaugranave, Ariedo Braida.
Ish-drejtuesi i Milanit, vëzhgoi nga afër futbollistin, i cili ka tërhequr vëmendjen e katalanasve prej kohësh. Por sipas gazetës sportive katalanase, “El Mundo Deportivo”, pas kontaktit që blaugranat patën me Napolin ata u tërhoqën sepse e gjykuan të lartë, kërkesën ekonomike të italianëve për kartonin e senegalezit.
Koulibaly lihet i lirë për shumën e 65 milionë eurove, por katalanasit nuk janë të gatshëm që të paguajnë një shumë të tillë. Blaugranët kanë probleme të shumta në mbrojtje pas dëmtimit të Umtiti dhe janë në kërkim të një mbrojtësi tjetër.
KOHA JONË SONDAZH

