FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Barcelona kërkon me ngulm bomberin e Celta Vigos

Barcelona është në kërkim të një numri 9 dhe pasi hoqi dorë nga Luka Jovic, që është pranë kalimit te Real Madrid, katalanasit kanë rikthyer vëmendjen nga sulmuesi i Celta Vigos, Maxi Gomez. Sipas mediave spanjolle, mes klubeve kanë nisur negociatat për arritjen e një marrëveshjeje, pasi oferta e para e katalanasve prej 25 milionë euro është refuzuar.

Klubi galician pretendon 40 milionë euro për sulmuesin nga Uruguai, aq sa është edhe klauzola e lirimit të tij nga kontrata, ndërkohë që drejtuesit e Barcelonës pretendojnë që kjo shifër të ulet disi. Maxi Gomez ka shënuar 30 gola në La Liga në 68 ndeshje, që prej vitit 2017-të kur ai u transferua nga Defensor Sporting për 4 milionë euro.

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?