FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Barcelona mbyll akordin me “armikun” e Cristiano Ronaldos

Jeison Murillo është thuajse një futbollist i Barcelonës. Mungon vetëm zyrtarizimi, teksa futbollisti kolumbian udhëtoi të enjten në qytetin e Barcelonës për të mbyllur garën e tij deri në fund të sezonit. Barcelona do të paguajë dy milionë euro për huazimin dhe një opsion blerjeje me vlerë 25 është rezervuar.

Negociatat mes Valencias dhe Barcelonës janë mbyllur në ditët e fundit. Qendërmbrojtësi nuk ka gjetur hapësira gjatë këtij sezoni, teksa nuk ishte në planet e trajnerit Marcelino Garcia Toral.

Ai shihet si një zgjedhje perfekte për prapavijën e Barcelonës, teksa Vermalen dhe Umtiti kanë pësuar një dëmtim serioz dhe nuk garantojnë një vend në formacion. Murillo në sfidën e parë në Champions League, u bë shkak për nervozizmin e Cristiano Ronaldos, që u largua me karton të kuq. /Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?