FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Barcelona mesatare rekord për pagat e lojtarëve, rritje e frikshme e Juves

Shpenzimet dhe të ardhurat në futboll kanë pësuar një rritje eksponenciale dekadën e fundit, çka reflektohet në çmimet e palogjikshme të merkaton e futbollistëve. Barcelona ka shënuar një rekord të ri, atë të skuadrës me pagën mesatare më të lartë në botë. Sipas një studimi të fundit të “Global Sports Salary Survey”, klubi katalan paguan mesatarisht për një nga 23 futbollistët e ekipit të parë plot 11.8 milionë dollarë në vit pa bonuset, çka do të thotë se pagat janë rritur me 33%.

Por cilat janë arsyet e kësaj rritjeje kaq të ndjeshme? E para që ka ndikuar është kontrata e re e Lionel Messit, por edhe nënshkrimet me lojtarë të tillë si Philippe Coutinho, Arthur, Malcom dhe Arturo Vidal, që kanë paga relativisht të larta. Edhe rinovimi i marrëveshjeve me Gerard Pique, Sergi Roberto, Samuel Umtiti dhe Sergio Busquets është pasuar me rritje të pagës së tyre, për rrjedhojë edhe të pagës mesatare.

Në vendin e dytë është Real Madrid që paguan 10.6 milionë euro për futbollistët e ekipiet të parë. Unitd është klubi i parë nga Premier League duke zënë vendin e 10-të. ndërkohë një rritje rekord ka pasur edhe Juventusi duke kaluar nga vendi i 32-të në të 9-in pas afrimit të Ronaldos.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?