Barcelona mund Tottenhamin, Interi dhe Atletico ndalen në barazim në pjesën e parë (VIDEO)
Barcelona e ka mbyllur në avantazh 2-0 pjesën e parë ndaj Totenham. Coutinho zhbllokoi rezultatin që në minutën e 2-të me Coutinhon, i cili mori një asist fantastik nga Jordi Alba. Në minutën e 28-të, do të ishte radha e Rakitic, i cili shënoi një super gol me një goditje fluturimthi në hyrje të zonës.
Interi ka barazuar 1-1 në pjesën e parë nga PSV. Skuadra holandeze shënoi një super gol me Rosarion në minutën e 27-të, por zikaltrit u kundërpërgjigjën në fundin e pjesës së parë me Nainggolan.
Surprizues ka qenë edhe rezultati i pjesës së parë të Atletico Madrid që është frenuar në një barazim 1-1 ndaj Club Brugge. Griezmann kaloi në avantazh vendasit, por në fundin e pjesës së parë, do të ishte Groeneveld që do të shënonte golin e baraspeshës. /Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

