FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Barcelona mund Tottenhamin në transfertë, Interi përmbys PSV (VIDEO)

Mbrëmja e sotme në Ligën e Kampionëve ka prodhuar gola dhe spektakël në ndeshjet e Grupit B. Barcelona ka fituar 4-2 në transfertën e vështirë ndaj Tottenham. Coutinho zhbllokoi rezultatin që në minutën e 2-të me Coutinhon, i cili mori një asist fantastik nga Jordi Alba. Në minutën e 28-të, do të ishte radha e Rakitic, i cili shënoi një super gol me një goditje fluturimthi në hyrje të zonës. Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, ndërkohë që në të dytën Lionel Messi goditi dy herë shtyllën.

Skuadra angleze ndërkohë goditi me daljen e parë në sulm, teksa Harry Kane shënoi një super gol me një lëvizje fantastike në zonë. Shpresat e vendase zgjatën vetëm 4 minuta, pasi Lionel Messi vendosi heshtjen në “Wembley”, pas një aksioni shumë të bukur. 10 minuta më pas Tottenham do të shkurtonte sërish diferencat me Erik Lamelën. Në fundin e kohës së rregullt, Messi kompletoi dopietën e tij në mbrëmjen e sotme, pasi u gjend përballë portierit Lloris.

Interi ka fituar me përmbysje 2-1 ndaj PSV në transfertë. Skuadra holandeze kaloi e para në avantazh në minutën e 27-të me një super gol të shënuar nga Rosario. Interi rrezikoi që të përfundonte me një lojtar më pak pasi Handanovic rrezikoi shumë duke prekur topin me dorë, gjithsesi Nainggolan një minutë nga fundi i pjesës së parë baraspeshoi shifrat. Në fraksionin e dytë, Icardi shfrytëzoi më së miri shthurjen e mbrojtjes vendase për të realizuar golin e dytë. Inter dhe Barcelona janë me pikë të plota pas dy ndeshjeve të para. /Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama



Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?