Barcelona mund Villareal-in, ngjitet përkohësisht në krye (VIDEO)

Barcelona rigjen fitoren në La Liga pas një humbje dhe një barazimi. Katalanasit kanë mundur pastër 2-0 Villarealin në duelin e vlefshëm për javën e 14-t.

Ekipi i Valverdes vuajti jo pak mbrëmjen e sotme, teksa goli i avantazhit do të vinte vetëm në minutën e 39-të, me Pique që e çoi topin në rrjetë pas një goditje me kokë.

Villareal krijoi mundësi për të barazuar, por blaugranët do të gjenin sërish rrugën e rrjetës 3 minuta nga fundit me Alena që shfrytëzoi një asist të Lionel Messit. Me këtë fitore Barcelona ngjitet në krye në kuotën e 28 pikëve,  2 më shumë se Sevilla që luan pas disa minutash. /Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?