FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Barcelona në zi, ndahet nga jeta arkitekti i “La Masia”

Barcelona në zi. Ish-presidenti i klubit, Josep Lluis Nunez, ka vdekur në moshën 87-vjeçare.

Një lajm vërtetë i trishtë për klubin katalanas, që në periudhën e tij kishte kulmin e saj futbollistik. Nunez ishte arkitekti i Barcelonës së sotme, pasi gjatë drejtimit të katalanasve për 22 vite uli në stol gjeniun e futbollit “tiki-taka” Johan Cruyff.

Ai ishte ideatori i krijimit të akademisë “La Masia”, të cilën e shndërroi në një fabrikë talentesh, ku mund të përmendim “pleshtin” argjentinas, Lionel Messi. Ndërkohë, gjatë periudhës së drejtimit të tij, Barcelona firmosi me yjet të futbollit botërorë si Diego Maradona, Michael Laudrup, Ronaldo Nazario dhe Rivaldo.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?