FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Barcelona nuk e shkarkon dot Koeman vetëm për këtë arsye

Barcelona është në krizë të thellë pas dy humbjeve në dy sfidat e para në Champions. Presidenti Laporta ka humbur besimin te trajneri Ronald Koeman, por shuma që duhet t’i paguajë holandezit për prishjen e kontratës është tepër e lartë.

Sipas “El Pais”, Koeman do të përfitojë 12 milionë euro nëse shkarkohet, një shifër e papërballueshme në këto momente nga Barcelona. Laporta shpresonte në rezultate të mira sportive që do të sillnin të ardhura për klubin, nëpërmjet marrëveshjeve me sponsorë të rinj.

Rezultatet negative nuk po i ndihmojnë aspak arkat e boshatisura. E vetmja shpresë për momentin është që lojtarët e dëmtuar të kthehen sa më shpejt dhe ekipi të rrisë nivelin. Në ditët e ardhshme pritet që drejtuesit të mblidhen dhe të vendosin për një prishje kontrate me marrëveshje, me Koeman që mund të pranojë të largohet për 6 milionë euro dhe jo 12. Xavi, Andrea Pirlo, Roberto Martinez dhe Gallardo janë disa nga kandidatët që mund ta pasojnë në krye të Barcelonës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?