Barcelona përgatit rinovimin me 3 futbollistë që po shkëlqejnë

Barcelona nuk ka asnjë dyshim për të ardhmen, e cila duket e garantuar nga super talentet që ka në dispozicion. Fitorja e Superkupës ishte një konfirmim i rëndësishëm, veçanërisht nga Gavi, që ishte protagonist absolut me një gol dhe dy asistë.

Skuadra katalanase po përgatit rinovimin për të, por dhe për dy lojtarë të tjerë Ronald Araujo dhe Alejandro Balde.  Ekipi i Xavit shpreson që largimi i Depay ta ndihmojë për të mbyllur rinovimin me të paktën njërin prej tyre.

Te Barcelona janë të bindur për vlerat e tyre, ndaj dhe paga sigurisht që do të jetë më e lartë. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?