FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Barcelona përmbys Espanjolin me Mesi-Suarez, siguron një vend në gjysmëfinale (VIDEO)

Barcelona siguron një biletë për në gjysmëfinalen e Kupës së Mbretit. Skuadra katalanase ka përmbysur humbjen 1-0 në ndeshjen e parë, teksa në “Camp Nou” sonte në mbrëmje ka fituar me rezultatin 2-0 ndaj Espanjoli.

Derbi i Katalonjës është shumë i ndezur, por skuadra e Valverdes është dominuese me një mbajtje të topit që e kalon 80 për qind në minutat e para. Luis Suarez shënoi golin e avantazhit që në minutën e 9-të të ndeshjes. Blaugranët nuk mjaftohen me kaq, pasi shënojnë edhe golin e dytë me Lionel Mesin.

Sulmuesi argjentinas godet në hyrje të zonës në minutëne  25, teksa topi devijohet nga Naldo dhe më pas shkon në fundin e rrjetës. Në minutat në vijim rezultati nuk ndryshon edhe për shkak të pritjeve fantastike të Pau Lopez, ndërkohë që Espanjol ka mbajtur të hapur ndeshjen deri në fund.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në 20 minutat e fundit u aktivizua edhe Kutinjo, që debutoi me fanellën e blaugranëve. Barcelona është ekipi i katërt që siguron një biletë për në gjysmëfinalen e Kupës së Mbretit pas Sevijas, Valencias dhe Leganes. Shorti do të vendosë për përballjet dhe do të jetë i lirë. /Koha Jonë/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?