Barcelona përmbys Vallecanon me Messin, shkon në çerekfinalen e Kupës së Mbretit (VIDEO)
Barcelona siguron një vend për në çerekfinalen e Kupës së Mbretit. Klubi katalanas ka arritur që të fitojë me përmbysje 2-1 ndaj Rayo Vallecanos.
Edhe pse me Lionel Messin në fushë dhe një pjesë e mirë e formacionit titullar, skuadra e kategorisë së dytë arrin që të kalojë në avantazh me Francisco Garcia në minutën e 63-të.
7 minuta më pas, Messi vendosi baraspeshën e ndeshjes, ndërkohë që 10 minuta nga fundi de Jong shënoi golin e përmbysjes së rezultatit. Në fundin e ndeshjes, Pleshti humbi një rast flagrant me portën e boshatisur. /R.Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

