Barcelona prezanton blerjen e parë të dimrit, Jesion Murillo

Barcelona ka prezantuar para tifozëve të saj blerjen e parë të merkatos së dimrit. Jesion Murillo ish lojtari i Interit, është transferuar nga Valencia te Barcelona në formë huazimi për 6 muaj me të drejtë blerjeje nga ana e katalanëve.

Mbrojtësi, kushtëzuar dhe nga dëmtimet e shumta, nuk ka mundur të jetë këtë sezon protagonist me fanellën e Valencias. Ndërkohë, Barcelona nga ana tjetër,  duket se ka besuar në eksperiencën që ka kolumbiani në La Liga, ku më parë është aktivizuar dhe me Granadan, është bindur për ta afruar.

Murillo foli gjithashtu dhe për mediat për herë të parë si lojtar i Barcelonës, ku normalisht u shfaq shumë i lumtur.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?