FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Barcelona rigjen fitoren në La Liga, shkatërron Levanten (VIDEO)

Barcelona më në fund është rikthyer te fitoret në La Liga, pas dy barazimeve radhazi. Skuada katalanase triumfoi 3-0 ndaj Levantes, dhe tashmë ngjitet në kuotën e 12 pikëve.

Ekipi i Koeman e zgjidhi ndeshjen që në startin e ndeshjes. Në minutën e 6-të Depay zhbllokoi rezultatin, ndërkohë 8 minuta më pas de Jong do të shënonte dhe golin e dytë.

Në fundin e ndeshjes do të kishte kohë dhe për Ansu Fatin, i cili u rikthye me gol pas një dëmtimi që e mbante jashtë fushave prej disa muajsh. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?