Barcelona rinovon me Busquets, i vendos një klauzolë të çmendur

Barcelona blindon një tjetër lojtar shumë të rëndësishëm që është pjesë e skuadrës së parë blaugrana që nga viti 2008. Bëhet fjalë për Sergio Busquets i cili me shumë gjasa do ta mbyllë karrierën me blaugranët, pasi mesditën e sotme ka rinovuar zyrtarisht kontratën me Barcelonën deri në 30 qershor të vitit 2015-të.

Busquets i cili ka dalë nga akademia e klubit katalan kur ti përfundojë kontrata e re me Barcelonën do të jetë 35-vjeç një sinjal ky se mesfushori me shumë gjasa do ta mbyllë karrierën te Barça.

Në marrëveshjen e re ashtu siç ka bërë edhe në rastet e rinovimeve të futbollistëve të tjerë, Barcelona ka përfshirë një klauzolë të çmendur largimi prej 500 milionë eurosh.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?