FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Barcelona rinovon me Serxhi Roberton, por i vendos një klauzolë të frikshme

Barcelona ka zyrtarizuar rinovimin me anësorin Serxhi Roberto, duke zgjatur kontratën deri ne vitin 2022, ndërkohë që kontrata aktuale përfundonte në vitin 2019. Lajmi është zyrtarizuar nga vetë klubi katalan, që ka njoftuar arritjen e marrëveshjes me futbollistin e rritur në akademinë e Barcelonës.

Me kontratën e re përmirësohen ndjeshëm edhe përfitimet e talentit katalamas, por ajo që tërheq vëmendjen është klauzola e prishjes së saj. Çdo skuadër që dëshiron t’i marrë Barcelonës, Serxhi Roberton, duhet të paguajë në arkat e klubit plot 500 milionë euro, një shifër vërtetë marramendëse.

“Për mua Iniesta, Mesi, Pujol dhe Ksavi janë shembuj dhe pse jo do të mundohem që të luaj me një klub gjatë gjithë karrierës sime”, ka thënë Serxhi Roberto në konferencë për shtyp.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?