Barcelona shokon Interin, luan me rezervat ndaj Tottenhamit

Barcelona do të luajë pas pak minutash ndeshjen e fundit në grupin e saj ndaj Tottenhamit, teksa kanë siguruar vendin e parë. Trajneri Ernesto Valverde ka lënë pushim në këtë ndeshje Lionel Messi duke aktivizuar disa futbollistë të rinj.

Munir do të aktivizohet në majën e sulmit duke zënë vendin e Suarez, ndërkohë që Dembele do të zëvendësojë Messin.  Në mesfushë do të  ketë një shans për Alena-n, ndërkohë që në portë do të luajë Cillesen.

Në krahun tjetër Tottenham zbret me 11-shen më të mriz me Hasrry Kane në majën e sulmit, i mbështetur nga Dele Alli, Son dhe Eriksen. /Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?