FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Barcelona, tifozët ëndërrojnë “tripletën”, po Messi?

Për sa kohë Messi është në fushë, Barcelona ka një marsh me shumë, ka gjithnjë diçka më shumë se rivalët, kjo u konfirmua edhe në sfidën e kthimit kundër Man.United, ky një dopjetë e tij vendosi fatet e kualifikimit. Messi shijon këtë sukses, por nuk dëshiron të shikoje larg:

“E dinim se do të ishte një ndeshje e ndërlikuar, duhet të bënim me shumë se në sfidën e parë. Jemi të lumtur për atë që kemi arritur. Liverpool apo Porto? Do të jetë e ndërlikuar, kushdo arrin në gjysmëfinale e meriton. Tripleta? Ne duhet të mendojmë hap pas hapi, të mendojmë fillimisht për La Ligan dhe ta fitojmë sa më shpejt të jetë e mundur, më pas të shohim”, u shpreh Messi në përfundim të sfidës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

I lumtur për këtë kualifikim u shfaq dhe Ernesto Valverde: “Zhvilluam një ndeshje të madhe, vuajtëm pak në fillim por skuadra rikuperojë pak nga pak dhe në fund e merituam”, u shpreh trajneri i Barcelonës.

Man.United nuk arriti të bënte të njëjtën gjë si në sfidën kundër PSG, përmbysja e rezultatit ishte e pamundur, për më tepër kur në fushë është një futbollist si Leo Messi: “Messi është një futbollist me një nivel shumë të lartë, pas 2-0 ishte shumë e vështirë për ne. Ai dhe C.Ronaldo janë dy nga lojtarët më të mirë në dekadën e fundit. Ne aspirojmë të bëhemi si Barcelona por për të arritur diçka të tillë duhet të punojmë shumë, mgjth mund të arrijmë në nivelin e Man.United të dikurshëm. Tani është e kotë të mendojmë për të shkuarën, duhet të përqendrohemi në finalen e sezonit, u shpreh trajneri i Man.United.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?