FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Barcelona transferon talentin holandez për 3 milionë euro

Pas De Jong, Barcelona zyrtarizon afrimin e një tjetër talenti holandez, por jo nga Ajaxi. Bëhet fjalë për 18-vjeçarin, Ludovit Reis, i cili këtë sezon ka impresionuar me Groningenin.

Reis ka kushtuar 3.25 milionë euro dhe do të jetë i lidhur me kampionët e Spanjës deri në vitin 2022, me opsion edhe dy vite të tjera, ndërsa klauzola e largimit është fiksuar 100 milionë euro.

Reis, që ka luajtur 50 ndeshje zyrtare me Groningenin, është me origjinë Sllovakia, por ka pasaportë holandeze. Reis fillimisht do të marrë eksperiencë te Barcelona B, edhe pse gjatë fazës përgatitore do të stërvitet me ekipin e parë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?