Barcelona vendos për fatin e Dembele për merkaton e janarit

Ousmane Dembélé nuk do të largohet nga Barcelona në janar. Sikurse shkruan në numrin e sotëm “El Mundo Deportivo”, të gjithë në klubin “blaugrana nuk e shohin si opsion largimin e francezitnë këtë sezon ku kërkohet me çdo kusht fitimi i Championsit.

Dembele, përtej problemeve që ka patur te Barça, rezulton të jetë një nga lojtarët më në formë dhe për këtë fakt ndihet shumë mirë në Katalunjë. Për të ka përfunduar periudha e keqe, që kulmoi me përjashtimin nga skuadra kundër Betisit, për braktisi një seancë stërvitore pa shkaqe serioze.

Dembele e ka kuptuar që duhet të jetë profesionist dhe nuk mund t’ia lejojë vetes të bëjë veprime që nuk shkojnë aspak me atë që ai përfaqëson. Francezi ka luajtur rregullisht në ndeshjet e fundit, duke u shfaqur në formë shumë të mirë. Bercelona e ka bërë tashmë të qartë. Skuadrat që duan shërbimet e ti duhet të paguajnë klauzolën e largimit: plot 400 milionë euro

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?