FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Barcelona vuan shumë ndaj Valladolid, vendos goli i Dembele (VIDEO)

Barcelona ka arritur që të marrë fitoren e dytë në La Liga në sezonin e ri. Skuadra e Valverdes ka fituar minimalisht 1-0 në transfertë ndaj Valladolid. Në terrenin e rënduar të “Estadio José Zorrilla”, golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Dembele në minutën e 57-të.

Sulmuesi francez u shërbye në limitet e vijës anësore nga Sergi Roberto. Vendasit u përpoqën që të reagonin, por nuk arritën që të gjenin rrugën e rrjetës, edhe pse vendos në vështirësi në dy-tri raste portierin Ter Stegen. Në shtesë Keko shënoi golin e barazimit, por gjyqtari i ndihmuar dhe nga VAR dha pozicion jashtë loje. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?