Bare: Dua ta mundim Spanjën, rikthehem sërish në kombëtaren e madhe

Përkrah trajnerit Bushi, më konferencën për shtyp të Shpresës u shfaq kapiteni Keidi Bare, për të cilin përballja me Spanjën mbetet e veçantë për faktin se me shumë futbollistë të kësaj skuadre është përballur në kampionatin spanjoll.

“Ndjesia është e veçantë, por t’i lëmë ndjesitë unë dua vetëm të fitoj. Do të futemi të gjithë për të fituar dhe besoj se do t’ia arrijmë qëllimit. Më vjen keq se kemi pasur ekip të mirë, kemi dominuar dhe kemi luajtur mirë e më vjen keq ku jemi në renditje. Mund të bënim më shumë.

Edhe fati bën pjesën e vet, në futboll po nuk pate fat është e vështirë. Por megjithatë, e përsëris që na mungoi goli, faza sulmuese që duhej të shënonim gola, kemi patur shumë raste që nuk i kemi shfrytëzuar. Unë kam qenë edhe në Kombëtaren A, por tani jam te Shpresa. Është vendimi i trajnerit për të mos më grumbulluar në këtë moment. E respektoj vendimin e tij dhe besoj se në një të ardhme do të jem sërish atje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Atletico ka lojtarë të nivelit botëror si Griezmann, megjithatë, një lojtar duhet të ulë disa shkallë për t’u ngjitur më pas sa më lart. Duhet të stërvitesh sa më shumë për të fituar një vend dhe është gjëja më normale, po nuk u stërvite nuk e fiton. Me kalimin e kohës jam 100% i sigurt se do të kap vendin tim te Malaga”, deklaroi Bare.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?