FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Bare kompleton grupin e Kombëtares, Ismajli është shqetësimi i vetëm

Kombëtarja shqiptare ka kryer seancën e dytë stërvitore në kuadër të eliminatoreve të Kupës së Botës Katar 2022, teksa të shtunën do t’i duhet të përballet me Hungarinë në Budapest dhe tre ditë më vonë me Poloninë në “Air Albania”.

Pasditen e sotme të gjithë kuqezinjtë kanë qenë në dispozicion të trajnerit Edi Reja, pasi është bashkuar me grupin edhe mesfushori i Espanyolit, Keidi Bare, ndërsa për momentin shqetësimi i vetëm lidhet me mbrojtësin Ardian Ismajli.

Ky i fundit nuk është në gjendje optimale fizike, por stafi mjekësore shpreson ta rikuperojë në kohë, duke qenë se ndeshja do të luhet pas 4 ditësh, megjithatë për çdo rast i gatshëm është edhe Kastriot Dermaku, i cili ka bërë disa ndeshje si titullar i kuqezinjve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sot trajneri Reja ka shtuar ndjeshëm ngarkesën dhe në dy ditët e ardhshme do të vlerësojë më mirë gjendjen fizike të të gjithë futbollistëve që ka në dispozicion, për formacionin që do të hedhë në fushë ndaj Hungarisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?