Basha: T’i harrojmë humbjet në miqësore, secili të marrë përgjegjësit e tij

Migjen Basha është rikthyer në kombëtare për dy ndeshjet e para të Ligës së Kombeve ndaj Izraelit dhe Skocisë. Mesfushori që aktivizohet te skuadra e Arisit në Greqi është shprehur se duhen harruar humbjet në miqësore.

“U bë gati një vit që mungoj këtu, për disa arsye. Pata një dëmtim fillimisht, pastaj trajneri mendoi t’u jepte shansin lojtarëve të rinj. Jam shumë i lumtur që jam sërish pjesë e kombëtares dhe ndihem si herën e parë. Nuk duhet me u ndal aq shumë te miqësoret e kaluara, ku jemi mundur, por të reagojmë menjëherë pas një disfate, sikurse bëmë pas humbjes me Luksemburgun. Në ndeshjet e fundit nuk ishte kombëtarja që jemi mësuar të shohim, ndaj duhet të reagojmë. Secili duhet të marrë përgjegjësitë e veta, sepse kemi pësuar dy disfata në miqësore.

Ka pasur lojtarë të rinj, trajneri ka eksperimentuar, ndaj nuk ka qenë kombëtarja e plotë. Jo vetëm eksperienca ime, por e të gjithëve vlen në kombëtare. Është normale që do të ndryshojë kombëtarja. Në Europian ishim një gjeneratë, që po vjetërsohet. Avash-avash duhet rinovim. Por, ndonjëherë nevojitet edhe eksperienca. T’i ndihmojmë lojtarët e rinj të përshtaten me ekipin. Një ditë do të vijë momenti që ta lëmë kombëtaren, sepse vitet kalojnë dhe kjo është diçka e natyrshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shumë lojtarë i kemi pa ekipe, por këtë problem e kemi hasur përherë. Me rëndësi është që lojtarët të stërviten mirë dhe të jenë të gatshëm e të japin maksimumin për kombëtaren. Për ta marrë një rezultat të mirë kundër Izraelit, duhet të kemi edhe fat, edhe eksperiencë. Izraeli është një kundërshtar i fortë. Eliminatoret e kaluara, ndaj tij, në ndeshjen e parë kemi humbur në shtëpi, pastaj reaguam bukur në kthim.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kalimi im tek Aris në Greqi ishte në funksion të ruajtjes së pozicionit në kombëtare, sa më shumë të jetë e mundur dhe sa të më lejojnë vitet. Duhet të jemi të qetë, pavarësisht situatës nga e cila vijmë. Disfata në ndeshjet e fundit duhet harruar, sepse tani nisim një cikël eliminatoresh zyrtare. Mavraj tek Aris? Shanse ka, por palët janë në kërkim të akordit financiar”, u shpeh Basha.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?