Bashkim Fino: Kandidoj për FSHF, por nuk e lë mandatin e deputetit

Ish-kryeministri Bashkim Fino e nisi në sulm fushatën e tij për kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit. Ai ka sqaruar se nuk do të japë dorëheqje nga mandati i deputetit pasi ligji nuk ia kërkon një gjë të tillë.

“Nga ana ligjore nuk më pengon askush të kandidoj për të kandiduar për FSHF-në. Kushdo mund të kandidojë, sepse ajo është një OJF. A do të hiqja dorë nga mandati i deputetit nëse kjo do të kërkohej nga ligji? Sigurisht. Nëse do të vendosja të hyja në garë do ta bëja” – tha Fino.

Pjesë nga intervista:

Swiss Digital Desktop Reklama

Jeni një nga zyrtarët më të lartë të PS, jeni deputet. A është kjo një futje e politikës në futboll?

Swiss Digital Mobile Reklama

E kam dëgjuar këtë gjë, dhe nuk do doja të ktheja përgjigje. Unë jam një politikan i vjetër, dhe karrierën time e kam nisur . Kam mbaruar për financë. Kam qenë Kryetar Bashkie, kam qenë kryeministër. Kam një përvojë të madhe. Jam anëtar i parlamentit shqiptar, jam anëtar i komisionit të ligjeve. Nga pikëpamja ligjore, nuk të pengon askush të kandidoj. FSHF është një OJQ, jo fitimprurëse, dhe nuk ka asnjë pengesë. Nga pikëpamja politike, unë nuk jam askushi. Unë jam dikushi, që dua t’i shërbej futbollit. Nëse do më votëbesojnë në 7 shkurt, unë do i përkushtohem vetëm futbollit.

 Do e jepnit dorëheqjen nga politika, nëse do ju kërkonte ligji?

Nëse do ishte me ligj, do respektoja ligjin, do jepja dorëheqjen nga politika dhe do kandidoja.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?