Fino: Nuk kam folur për kandidimin me Ramën. Nuk dua asnjë nder nga PS

Deputeti socialist Bashkim Fino ka prezantuar sot platformën e kandidimit për Presidentit i Federatës Shqiptare të Futbollit në “Report TV”.

Fino ka komentuar kritikat që i janë bërë për kandidimin si politikanin. “Nuk ka asgjë të keqe. Përse nga bota e sportit futën ne politikë dhe nga politika nuk mund të futen në futboll”,- tha Fino.

Ai ka deklaruar se ligji nuk e ndalon që të mbajë edhe dy post, nëse fiton. “Nuk ka asnjë ligj që me ndalon që të jem edhe deputet edhe President i FSHF-së, ka raste në botë plotë të tilla”,- tha Fino.

Swiss Digital Desktop Reklama

Megjithatë ai shtoi se nëse fiton do të japë dorëheqjen nga mandati i deputetit, por ligjërisht nuk kishte asnje probleme edhe nëse i mbante të dyja detyrat.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ish-kryeministri i PS ka folur dhe për raportet e tij me kryeministrin aktual, Edi Rama. Fino tha se nuk kishte pasur asnjë kontakt me Edi Ramën.

“Nuk kam kontaktuar me Edi Ramës. Është vendimmarrje e ime. Unë kam integritet moral”,- tha Bashkim Fino. Ai shtoi se nuk kërkonte asnjë nder nga Edi Rama.

https://www.facebook.com/ShqiptarjaCom/videos/1684949598234962/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?