Bashkim Fino shpall zyrtarisht kandidaturën për kreun e FSHF

Bashkim Fino është zyrtarisht kandidati i dytë për kreun e FSHF-së në zgjedhjet e 7 shkurtit. Deputeti i Partisë Socialiste është ftuar në emisionin “Rubrika Sportive”, ku ka konfirmuar se do të jetë rivali i Dukës.

“Ka kohë që shumë dashamirës të sportit më kanë kërkuar që të jem pjesë e sportit. Besoj se e njoh mirë futbollin. Kjo është koha për t’i dhënë një imazh të ri futbollit tonë dhe për t’i dhënë një tjetër dimension. Kënaqësia ime do të ishte që të kishte edhe kandidatë të tjerë. Unë kam paraqitur një plan, por koha është shumë e reduktuar. Për të bërë një fushatë për president, mbase do të ishte mirë që të bëhej një Asamble, kur të lihej një datë tjetër. Të gjithë kandidatët duhet të kishin një kohë të barabartë, për të bërë një fushatë korrekte për të mirën e futbollit. Fakti që bëhet në këtë mënyrë, i bie që avantazhi i presidentit aktual, bën të mundur që unë të jem në një raport jo të favorshëm”, tha Fino.

Por ajo që shokoi ishte se i pyetur nga gazetarët në studio nëse do ta dorëzoj mandatin e deputetit të PS përderisa ai kandidon, Bashkim Fino tha prerë se “jo”. Pra kandidati që vjen nga zyrat e PS dhe titullar kryesor në atë parti qeverisëse tha se nuk ka pse e dorëzon mandatin e deputetit duke kandiduar për President i FSHF.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bashkim Fino është një personalitet politik dhe publik, por sido të jetë e komprementon futbollin dhe garën për kreun e FSHF, sepse duket se dora e qeverisë synon për të kapur futbollin, çka është e palejueshme nga UEFA dhe FIFA. Fino për të hequr akuzat politike duhej pa asnjë hezitim të deklaronte dhe dorëzonte mandatin e deputetit në mënyrë që të ishte me i lirshëm në fushatë, aq me tepër se akuzat janë se kryeministri po përdor bashkitë e PS për ta marrë kreun e FSHF. Sqarojmë se shumë ekipe futbolli financohen nga bashkitë dhe kanë në dorë presidencën e çdo klubi futbolli që ka të drejtë vote për zgjedhjen e presidentit të futbollit shqiptar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Bashkim Finon deri tani e kanë propozuar si kandidat deri sonte tre klube, pra tre bashki të PS. Priten bashki të tjera në radhë, pasi Fino ka kredi të forta në PS.

Gara ka filluar keq. Armando Duka presidenti aktual ka shpallur sot kandidaturën dhe sonte deputeti Bashkim Fino e zyrtarizoi edhe ai emrin e tij. Por futja si deputet dhe sekretar organizativ i PS e komprementon shumë garën.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?